Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dhe Iraku i kanë premtuar më shumë ndihmë Turqisë në luftimin e kryengritësve kurdë. Pentagoni tha se është duke ndarë "shumë informata" me Turqinë, për t'i ndihmuar që t'u kundërvihet sulmeve përtej kufirit. Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshya Zebari, i cili është kurd, premtoi më shumë pika kontrolli në kufirin verior, për t’i ndalur furnizimet me karburante, ushqim dhe pajisje të tjera të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme. Bagdadi dhe Uashingtoni i kanë bërë thirrje Ankarasë që të përmbahet nga një operacion i gjerë ndërkufitar, nga droja se ai mund ta destabilizojë gjithë rajonin. Nesër, Turqinë është paraparë ta vizitojë sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG