Ndërlidhjet

MOSKË


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi i ka hedhur poshtë kritikat nga Perëndimi për reduktimin e numrit të vëzhguesve të huaj, që do t’i mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare, më 2 dhjetor. Rusia tha dje se ka ftuar 70 vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, më pak se një e katërta e vëzhguesve që u dërguan në zgjedhjet e ngjashme në vitin 2003. OSBE-ja tha se Rusia i ka vënë kufizime "të papara" misionit vëzhgues të saj. Reduktimin e numrit të vëzhguesve e ka kritikuar edhe Shtëpia e Bardhë. Në anën tjetër, udhëheqësi i opozitës ruse, Gari Kasparov, u ka thënë votuesve që të tallen me fletëvotimet, pasi rezultati i këtyre zgjedhjeve është vendosur.
XS
SM
MD
LG