Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, sot, urdhëroi anijet japoneze që mbështesin forcat e koalicionit në Afganistan, të kthehen në Japoni, pasi Qeveria nuk arriti ta zgjerojë mandatin e misionit. Japonia i ka furnizuar me karburante forcat amerikane dhe trupat tjera që operojnë në Afganistan, në bazë të një ligji që lejon pjesëmarrjen në "luftën kundër terrorit", të shpallur nga Shtetet e Bashkuara. Ligji skadon sot dhe opozita, e cila kontrollon Dhomën e Epërme të Parlamentit, i bllokoi përpjekjet për vazhdimin e tij.
XS
SM
MD
LG