Ndërlidhjet

STAMBOLL


Shtetet e Bashkuara dhe Turqia do punojnë së bashku për t'iu kundërpërgjigjur militantëve kurdë, që kanë sulmuar Turqinë nga veriu i Irakut. Kjo ishtë deklarata e Sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice në prag të vizitës së sotme në Turqi.
Rice e cilësoi Partinë Punëtore të Kurdistanit si armik të përbashkët dhe shtoi se Uashingtoni dhe Ankaraja do zhvillojnë një strategji efektive kundër tyre.
Por shefja e diplomacisë amerikane i tërhoqi vërejtjen Turqisë që të mos ndërmarrë aksione ushtarake brenda territorit irakian, pasi destabilizimi i Irakut nuk është në interes të Bagdadit, Uashingtonit e Ankarasë.
Sot në Stamboll fillon një konferencë ndërkombëtare mbi mosmarrëveshjet Irak-Turqi.
XS
SM
MD
LG