Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë takohen sot në Londër për të diskutuar vendosjen e një raundi të tretë sanksionesh ndaj Iranit.
Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns tha se Rusia dhe Kina prej muajsh po e bllokojnë një hap të tillë.
Perëndimi akuzon Iranin se synon prodhimin e armëve bërthamore, derisa Teherani nuk ka pranuar të ndalojë prodhimin e uraniumit të pasuruar.
Sot në Teheran përfunduan bisedimet katër ditore mes Iranit dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore. Rezultatet do bëhen publike në fund të muajit.
XS
SM
MD
LG