Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka paralajmëruar sot administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë se Kuvendi i Kosovës do ta deklarojë pavarësinë menjëherë pas 10 dhjetorit.
Çeku i ka kërkuar kreut të kësaj administrate, Joachim Ruecker, që për këtë hap, i cili po përgatitet në Prishtinë, të njoftohet dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. "Ai duhet ta dijë se qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e Kosovës, nuk mund të presin shumë gjatë pas 10 dhjetorit", tha Çeku, në një konference të përbashkët për shtyp me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, Skender Hyseni ka thënë se kjo nismë nuk është trajtuar në mbledhjen e sotme të ekipit negociator të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG