Ndërlidhjet

TBILISI


Rreth 40 mijë ithtarë të opozitës u tubuan para ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, për të protestuar kundër presidentit Mikail Saakashvili. Opozita e akuzon presidentin për autoritarizëm, shtypje të disidentëve dhe tradhti ndaj vlerave të "Revolucionit të purpurtë", i cili e solli në pushtet në 2003.
Opozita gjithashtu kërkon zgjedhje të parakohshme dhe kufizim të pushtetit të presidentit.
XS
SM
MD
LG