Ndërlidhjet

LONDËR


Përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit, plus Gjermaninë kanë rënë dakord të ecin përpara me raundin e tretë të sanksioneve kundër Iranit. Sanksionet shtesë do diskutohen nëse raporti që do paraqesë në fund të muajit Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore tregon se Irani ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.
Bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Irani t'i japë fund prodhimit të uraniumit të pasurur, që mund të përdoret për armë bërthamore. Irani i ka hedhur poshtë këto kërkesa duke thënë se programet bërthamore janë për qëllime civile.
Rusia dhe Kina deri tani i kanë kundërshtuar sanksionet e reja derisa nuk kanë komentuar pas takimit të djeshëm në Londër.
XS
SM
MD
LG