Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Televizioni shtetëror i Pakistanit tha se presidenti, gjenerali Pervez Musharraf ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend. Njoftimi zyrtar u bë pak pasi u ndërprenë transmetimet e të gjitha stacioneve televizive private. Hapi është ndërmarrë në kohën e rritjes së dhunës dhe tensioneve politike në vend.
Gjendja e jashtzakonshme me gjasë do t'i shtyjë zgjedhjet e caktuara për janar.
Pritet që Musharraf pasdite t'i drejtohet kombit për të dhënë detajet dhe arsyet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG