Ndërlidhjet

KABUL


Ushtarët gjermanë do mbeten në veri të Afganistanit por në rast nevoje do të marrin pjesë në aksionet në jug të vendit, ku situata është shumë më jostabile, tha kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo i bëri këto komente pas takimit me presidentin Hamid Karzai, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Afganistan. Vizita nuk ishte bërë publike për arsye sigurie. Nga Kabuli, Merkel udhëtoi në qytetin verior Mazar-i-Sharif, ku do t'i takojë trupat gjermane.
Gjermania ka 3000 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG