Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit, plus Gjermania, kanë rënë dakord të ecin përpara me raundin e tretë të sanksioneve kundër Iranit. Sanksionet shtesë do diskutohen nëse raporti që do paraqesë në fund të nëntorit Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, do të tregojë se Irani ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.
Bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Irani t'i japë fund prodhimit të uraniumit të pasurur, që mund të përdoret për armë bërthamore. Irani i ka hedhur poshtë këto kërkesa duke thënë se programet bërthamore janë për qëllime civile.
XS
SM
MD
LG