Ndërlidhjet

TBILISI


Kundërshtarët e presidentit të Gjeorgjisë, Mikail Saakashvili sot i vazhduan protestat para ndërtesës së parlamentit. Lideri i partisë opozitare Republikane, Davit Usupashvili, u zotua se protestat do të vazhdojnë për aq sa të jetë e nevojshme.
Protesta e djeshme, me mbi 50 mijë veta, ishte më e madhja në Gjeorgji që nga koha e "Revolucionit të Purpurtë", i cili e solli Saakashvilin në pushtet.
Opozita e akuzon presidentin për autoritarizëm dhe largim të Gjeorgjisë nga demokracia, ndërsa kërkon edhe zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG