Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti Pervez Musharraf tha se ka vepruar për Pakistanin kur e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Në fjalimin drejtuar kombit, Musharraf tha se e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për ta ruajtur unitetin kombëtar përballë "konflikteve serioze të brendshme". Ai tha se ekstremizmi dhe terrorizmi kishin arritur nivele kritike. Musharraf gjithashtu tha se sistemi i qeverisjes në Pakistan është paralizuar për shkak të ndërhyrjes së gjyqësorit.
Vendimi u shpall disa ditë para se Gjykata Supreme të vendosë nëse ai kishte të drejtë të rikandidohet për president muajin e kaluar, ndërkohë që ende është në krye të ushtrisë. Vendimi me gjasë mund t'i shtyjë zgjedhjet e caktuara për janar.
Udhëheqësja e opozitës, Benazir Bhutto tha se gjendja e jashtëzakonshme do ta dëmtojë procesin demokratik.
XS
SM
MD
LG