Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë tha se vendimi i presidentit Pervez Musharraf për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Pakistan është "shumë zhgënjyes". Zëdhënësi për Siguri Kombëtare, Gordon Johndroe tha se Musharrafi duhet "t'u përmbahet zotimeve të tij për zgjedhje të lira e të drejta në janar, dhe të largohet nga posti i kreut të armatës përpara se ta bëjë betimin për zyrën presidenciale".
Në Stamboll, Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice i tha rrjetit CNN se ky hap i Musharrafit është për të ardhur keq.
Në Londër, Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband tha se Britania është "thellësisht e shqetësuar për hapin e Musharrafit.
Në Nju Delhi, liderët e Indisë bënë thirrje për "normalitet" dhe "demokraci" në vendin e tyre fqinj.
XS
SM
MD
LG