Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Të paktën 10 mijë veta u tubuan sot në kryeqytetin e Gjeorgjisë, në ditën e dytë të protestave kundër presidentit, Mikail Saakashvili. Protesta e djeshme, me mbi 50 mijë veta në Tbilisi, ishte më e madhja në Gjeorgji që nga koha e "Revolucionit të Purpurtë", i cili e solli Saakashvilin në pushtet. Kreu i partisë opozitare Republikane, Davit Usupashvili, u zotua se protestat do të vazhdojnë aq sa të jetë e nevojshme.
Opozita e akuzon presidentin për autoritarizëm dhe për largim të vendit nga demokracia. Disa udhëheqës të opozitës sot kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit.
XS
SM
MD
LG