Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia ballafaqohet me periudhën e trazirave të mundshme nëse shqiptarët në Kosovë njëanshëm e shapllin pavarësinë, tha presidenti i Serbisë, Boris Tadiq. Një zhvillim i këtillë do të nxisë "jostabilitet të menjëhershëm", u shpreh zoti Tadiq në intervistën për agjencinë AFP. "Çdo gjë është e mundshme. Do të dëshiroja ti shmangem imagjinimit të disa skenarëve, por çdo gjë është e mundshme në Serbi në këto rrethana, përfshirë dhunën", tha ai. Sipas presidentit Tadiq, shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do ta "destabilizonte demokracinë e Serbisë dhe të ardhmen e këtij vendi".
XS
SM
MD
LG