Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në takimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, me presidentin francez Nicolas Sarkozy, dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë javës së ardhshme, temë diskutimi do të jetë edhe Kosova. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe, pritet që në këto takime do të shqyrtohen çështjet siç janë "Iraku, Libia, Siria, procesi në Lindjen e Mesme, Kosova", e të tjera. Agjencitë e lajmeve raportojnë se java e ardhshme intensive diplomatike në Uashington, po bëhet në kohën kur Uashingtoni kërkon më tepër sanksione kundër Iranit dhe ka shprehur shqetësime për reformat demokratike në Rusi.
XS
SM
MD
LG