Ndërlidhjet

PRAGË


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha sot se Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë ndihmën financiare për Pakistanin, pas urdhërit të presidentit Pervez Musharraf për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend. Këto komente zonja Rice i bëri në Jerusalem, ku gjendet për vizitë. Ajo ka shprehur pakënaqësi për këtë veprim të presidentit Musharraf, por tha se Uashingtoni edhe mëtutje dëshiron të bashkëpunojë me Pakistanin në çështjet e luftës kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG