Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan do bisedojë gjatë ditës me presidentin amerikan, George Bush rreth rrugëve për t'iu përgjigjur kërcënimeve nga militantët kurdë. Këta të fundit, të vendosur në veri të Irakut, ndërmarrin aksione kundër trupave turke. Më 21 tetor nga një sulm ndaj ushtarëve turq 12 humbën jetën dhe tetë të tjerë u morrën peng. Pengjet janë liruar gjatë 24 orëve të fundit.
Zyrtarët turq e cilësojnë takimin e sotëm Bush-Erdogan si mundësinë e fundit për të mënjanuar aksionet ushtarake turke në territorin irakian.
Uashingtoni ka kërkuar nga Ankaraja të mos hyjë në territorin irakian.
XS
SM
MD
LG