Ndërlidhjet

VJENË


Treshja ndërmjetësuese për Kosovën ka biseduar sot me delegacionin e Beogradit, për të vazhduar më pas me Ekipin e Unitetit. Para takimit, përfaqësuesi i BE-së, diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka shprehur optimizëm se procesi do të shënojë përparim. Ai tha se e gëzon fakti që delegacionet e dy palëve përfaqësohen në nivelin më të lartë politik, që, sipas tij, tregon seriozitetin, në të cilin po hyn procesi. Sipas Ischingerit, propozimi 14 pikësh, i cili paraqet qëndrim neutral përballë statusit, ka për qëllim që procesi të ecë përpara. Tutje, diplomati gjerman ka thënë se palët, sot, do të kenë mundësi që t'i paraqesin të gjitha planet dhe vërejtjet e tyre, ndërkaq që përsëriti se për Treshen është i pranueshëm çdo propozim që ka pëlqimin e të dyja palëve.
XS
SM
MD
LG