Ndërlidhjet

VJENË


Bisedimet e sotme për Kosovën, në Vjenë, nuk mund të sjellin asnjë rezultat, ka deklaruar zëvendësi i të dërguarit të OKB-së për Kosovën, diplomati austriak, Albert Rohan. “Bisedimet për statusin e Kosovës nuk mund të sjellin asgjë, sepse Serbia ka thënë qartë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina është e qartë në qëndrimin se nuk pranon asgjë më pak se pavarësia. Do të ishte naive sikur të llogarisnim se do të vijë deri te ndonjë ndryshim qëndrimesh”, ka thënë Rohan. “Në rast të njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës”, ka thënë tutje ai, “rreziku nga një konflikt i armatosur përmasash të mëdha është i vogël, por duhet llogaritur në aksione të kufizuara në veri të Kosovës dhe në jug të Serbisë”, ka thënë diplomati austriak, Albert Rohan.
XS
SM
MD
LG