Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se ka mundësi reale që të arrihet marrëveshja paqësore me Izraelin.
Ndërkohë, Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, ka shfaqur shpresën se konferenca e paqes, e paraparë të mbahet në fund të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, mund të krijojë një bazë të mirë për negociatat izraelito-palestineze, që do të çojnë drejt shtetit të Palestinës. “Më lejoni të them se jam shumë e impresionuar me seriozitetin e të dyja palëve. Mbrëmë u mahnita me kryeministrin Olmert, i cili dha një mesazh të qartë, se konferencën e paqes e sheh si bazë shumë të mirë për një fillim të ri negociatash me palestinezët, për të gjitha çështjet. E kam mirëpritur gjithashtu reagimin shumë pozitiv të presidentit Mahmud Abbas, për atë që ka dëgjuar mbrëmë”, ka thënë Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG