Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, do të bisedojë, gjatë ditës së sotme, me presidentin amerikan, George Bush, për t’i gjetur mënyrat e kundërpërgjigjes ndaj kërcënimeve nga militantët kurdë. Zyrtarët turq e cilësojnë takimin e sotëm, Bush-Erdogan, si mundësinë e fundit për t’i mënjanuar aksionet ushtarake turke në territorin irakian. Uashingtoni ka kërkuar nga Ankaraja, të mos hyjë në territorin irakian.
XS
SM
MD
LG