Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari kërkoi durim lidhur me Kosovën përkundër vështirësive në negociatat për status.
Duke folur në Universitetin Xhorxhtaun në Uashington mbrëmë vonë, ish presidenti finlandez tha se ai pret që treshja ndërkombëtare do t'i raportojë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së sipas afatit, më 10 dhjetor. Pastaj Martti Ahtisari tha se raporti do t'i dorëzohet Këshillit të Sigurimit. "Të shpresojmë se Këshilli me mençurinë e tij, do ta marrë vendimin e domosdoshëm", tha zoti Ahtisaari dhe shtoi se "megjithëse nuk ka pasur asnjëherë votim, çdokush e dinë se shumica e anëtarëve aktualë të Këshillit të Sigurimit janë në favor të planit" që e ka paraqitur ai. Mëtutje ai ka tërhequr vërejtjen për "rrezikun" nëse e tërë çështja lëvizë jashtë Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG