Ndërlidhjet

VJENË


"Qëllimi ynë është pavarësia në bashkëpunim me aleatët tanë deri në fund të vitit", i ka deklaruar të përditshmes austriake Der Standard kryeministri i Kosovës Agim Çeku.
"Ajo cfarë po flasin serbët është e shkuara", theksoi Çeku për gazetën austriake.
Kryeministri Çeku së bashku me anëtarët e tjerë të Ekipit të Unitetit nga Vjena udhëtojnë sot në Portugali, vendi që ka kryesinë e rradhës së BE-së.
Në Lisbonë delegacioni i Kosovës do takohet me ministrin e jashtëm portugez, ku do t'i bëjnë të qarta qëndrimet e Prishtinës në procesin për zgjidhjen e statusit.
Në dy ditët që vijnë Ekipi i Unitetit do të vizitojë Romën dhe Berlinin ku do takohet me shefat e diplomacisë italiane dhe gjermane.
XS
SM
MD
LG