Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Në Afganistan duke filluar prej sot, mbahen tri ditë zie për viktimat e sulmit vetëvrasës me bombë, nga i cili dje u vranë së paku 28 vetë. Ky sulm ndodhi në Baghlan, që është 150 kilomentra në veri të Kabulit. Në këtë sulm u vranë edhe 5 anëtarë të parlamentit të këtij vendi, të cilët vizituan një fabrikë sheqeri. Në mesin e të plagosurve kishte edhe shumë fëmijë që kishin dalë për ta përshëndetur delegacionin. Për këtë sulm askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ndërsa talibanët kanë thënë se nuk ishin të involvuar në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG