Ndërlidhjet

SHKUP


Forcat speciale të Maqedonisë kanë vrarë të paktën tetë pjesëtarë të një "grupi kriminal të armatosur" në përleshjet disa orëshe gjatë një operacioni në fshatrat të Malësisë së Tetovës, njoftoi qeveria në Shkup. "Të paktën tetë pjesëtarë të një grupi kriminal të armatosur janë vrarë në aksionin e policisë", ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski. Aksioni ishte përqendruar në fshatrat Brodec, Vejcë dhe Veshallë, të banuara me shqiptarë. Më herët, Reuters transmetoi zëdhënësin e NATO-s në Kosovë të ketë thënë se gjatë operacionit është rrëzuar një helikopter i policisë maqedonase, por zëdhënësi i policisë në Shkup ka mohuar njoftimin. "Nuk është rrëzuar ndonjë helikopter në anën e Maqedonisë", ka thënë Ivo Kotevski.
Sipas Reuters, njoftimin për rrëzimin e helikopterit e bëri zëdhënësi i forcave të NATO-s në Kosovë. "Nuk është helikopter i KFOR-it, por helikopter i Maqedonisë" ka thënë ai në një konferencë për shtyp.
XS
SM
MD
LG