Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon është i njoftuar me aspiratat e udhëheqësisë kosovare që pas 10 dhjetorit të shpallet pavarësia e Kosovës, ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker. Por, gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, Ruecker nuk ka pranuar të flasë se cili do të ishte reagimi i tij dhe i administratës ndërkombëtare në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ruecker gjithashtu u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje, ndërsa i ka cilësuar si jodemokratike thirrjet e Beogradit drejtuar këtij komuniteti për bojkotimin e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG