Ndërlidhjet

NOVI SAD


Shefi i Zyrës së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Pavel Domonji, ka thënë se Kosova duhet të jetë e pavarur, ndërsa Vojvodina ta ketë statusin e Hong Kongut. "Zgjidhja për ndaljen e shovenizmit dhe dhunës në Serbi është që Vojvodina të fitojë statusin e Hong Kongut, ndërsa Kosova të jetë e pavarur", tha Domonji në një konferencë për shtyp në Novi Sad. Sipas tij, Kosova dhe Vojvodina janë probleme të veçanta, por nuk dmth. se nuk kanë lidhje mes tyre. "Kuptimi dhe roli i organizatave neonaciste dhe klerikofashiste është që të krijohet infrastruktura për shfryrjen e shovinizmit dhe dhunës në Vojvodinë, nëse Kosova menjëherë pas 10 dhjetorit e shpall pavarësinë", ka thënë kreu i Komitetit të Helsinkit.
XS
SM
MD
LG