Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti francez, Nicolas Sarkozy e vazhdon vizitën e parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, që kur u zgjodh në këtë post. Sot Sarkozy do mbajë fjalim në Kongres dhe do të takohet me presidentin George Bush.
Mbrëmë ai tha se Franca i ka lënë prapa dallimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me luftën në Irak. "Askush nuk po thotë ju duhet të tërhiqeni nga Iraku, menjëherë, pa kushte. Mendoj se ajo që dëshirojmë është që populli i Irakut të jetë i aftë të vendosë për të ardhmen e vet, sa më shpejtë që është e mundur dhe ta mbrojë unitetin e vet", tha Sarkozy në Uashington, pas takimit me presidentin Bush. Ai shtoi se së bashku do ta ashpërsojnë qëndrimin për ta parandaluar Iranin që të prodhojë armatim bërthamor. Presidenti Bush u angazhua për bashkëpunimin e dy vendeve. "Franca dhe Shtetet e Bashkuara mund të përballen me sfida të mëdha kur punojnë së bashku. Unë dhe ju ndajmë përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe përmes këtij bashkëpunimi, mund ta bëjmë botën vend më të mirë, tha presidenti Bush gjatë darkës në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG