Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Tbilisi, një ditë pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë.
Vendimin e presidentit e publikoi kryeministri Zurab Noghaideli, duke thënë se dekreti presidencial do t'i paraqitet parlamentit brenda 48 orësh, siç e parasheh kushtetuta. Në një fjalim televiziv, kryeministri tha se "ka patur përpjekje për grusht shtet".
Më herët, policia përdori gaz lotsjellës dhe shufra gome për të shpërndarë protestuesit në kryeqytet.
Sot Saakashvili e akuzoi Rusinë se qëndron prapa protestave, dhe tha se Gjeorgjia u ka kërkuar disa të punësuarve në ambasadën e Rusisë që të largohen nga vendi, për shkak se dyshohen për spiunazh.
Ministria e Jashtme e Rusisë i hodhi poshtë pohimet, duke i cilësuar si "provokim i pandërgjegjshëm", dhe tha se Rusia do t'i përgjigjet në mënyrë adekuate dëbimit të diplomatëve rusë.
XS
SM
MD
LG