Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili shpalli 15 ditë gjendje të jashtëzakonshme në vend pasi policia u përlesh me protestuesit që kërkonin dorëheqjen e tij, ndërsa kryeministri Zurab Noghaideli tha se autoritetet kanë parandaluar një grush shtet.
Presidenti Saakashvili e akuzoi Moskën se qëndron pas trazirave, ndërsa Gjeorgjia dëboi tre diplomatë rusë dhe e thirri për konsultime ambasadorin e saj nga Moska.
Kremlini i quajti akuzat e Saakashvilit "histeri anti-ruse", dhe tha se do të japë "përgjigje adekuate".
Shtetet e Bashkuara thanë se janë "të shqetësuara" rreth ngjarjeve në Gjeorgji. Kreu i Këshillit të Evropës, Terry Davis u bëri thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe shmangin provokimet. Thirrje të ngjashme u bënë edhe nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG