Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush i ka kërkuar presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf që t'i mbajë zgjedhjet dhe të heqë dorë nga posti i kreut të armatës. Bush tha se këtë e bëri të qartë në një bisedë telefonike me Musharrafin, të parën pasi lideri i Pakistanit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
"Mesazhi im ishte se ne besojmë fuqishëm në zgjedhjet. Ju duhet të mbani zgjedhjet së shpejti dhe duhet që ta hiqni uniformën. Ju nuk mund të jeni president dhe njëkohësisht shef i armatës. Kisha një bisedë të sinqertë me të", tha Bush.
Disa orë më vonë, ish kryeministreja Benazir Bhutto tha se qindra ishtarë të saj janë arrestuar gjatë natës për të parandaluar protestën kundër gjendjes së jashtzakonshme të planifikuar për sot. Policia i ka mohuar pohimet për arrestime.
XS
SM
MD
LG