Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara punojnë ngushtë me palët e përfshira në bisedimet për statusin e Kosovës, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet në një të ardhme të afërt, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack. Lidhur me deklaratën e Koshtunicës, se dokumenti 14 pikësh i Treshes ndërmjetësuese është "plotësisht i papranueshëm", McCormack tha se epilogun e ka përkufizuar qartë presidenti George Bush. "Ne e kemi përcaktuar planin. Ky është plani i bazuar në propozimin e Ahtisaarit. Ne punojmë shumë ngushtë me palët e përfshira, evropianët, rusët dhe të tjerët në rajon, që të vijmë deri te pika e fundit. Por, rezultati ynë përfundimtar, siç ka thënë presidenti, është se kjo çështje duhet zgjidhur në një të ardhme të afërt dhe ne punojmë në këtë drejtim", ka thënë McCormack.
XS
SM
MD
LG