Ndërlidhjet

TIRANË


Shteti shqiptar ka përgënjeshtruar zërat se mes viktimave të ngjarjeve të djeshme në Tetovë gjendet edhe një shtetas nga Shqipëria, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sqarohet se shtetasi Fatos Aliaj nuk është i arrestuar apo i vrarë në ngjarjet e Tetovës. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet një deklarate zyrtare, thotë se “Shqipëria e konsideron stabilitetin e Maqedonisë tepër të rëndësishëm për rajonin. Ne dënojmë çdo përpjekje dhe akt destabilizues, sikundër kërkojmë nga autoritetet maqedonase të shmangin çdo intimidim, presion apo dhunë ndaj qytetarëve nga forcat e rendit, në zonat ku është ndërmarrë operacioni. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë vazhdon të përcjellë me vëmendje të veçantë situatën në Maqedoni dhe bën thirrje për gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje”.
XS
SM
MD
LG