Ndërlidhjet

logo-print

MOUNT VERNON /VIRGINIA


Presidentët George Bush dhe Nicolas Sarkozy thanë se do të punojnë së bashku, që ta bindin Iranin që të heqë dorë nga ambiciet bërthamore. Pas takimit në Virginia, Bush tha se Irani ishte tema kryesore e bisedës, gjatë së cilës shprehën "dëshirë të punojnë së bashku, për ta bindur regjimin iranian, që për hir të paqes, të heqë dorë nga ambiciet për armë bërthamore". "Ideja që Irani të ketë armë bërthamore është e rrezikshme. Tash është koha që të punojmë së bashku për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë diplomatike. Biseduam gjatë mbi këtë çështje dhe falënderoj presidentin e Francës për vendosmërinë e tij, që ajo të zgjidhet në mënyrë paqësore", tha presidenti Bush. Sarkozy, i cili ndodhet për vizitë të parë zyrtare në SHBA, tha se "është e papranueshme për Iranin që të ketë armë bërthamore" dhe shtoi se ka nevojë për "ashpërsim të sanksioneve" kundër Teheranit.
XS
SM
MD
LG