Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, u bëri thirrje udhëheqësve të Japonisë që ta zgjasin misionin detar japonez në Oqeanin Indian, i cili mbështet trupat e koalicionit në Afganistan. Misioni u ndalua më 1 nëntor, kur opozita e bllokoi në Parlament. Ministri i Jashtëm, Masahiko Nomura, pas takimit me Gates, tha se Qeveria do të bëjë çmos për ta vazhduar misionin. Zyrtarët amerikanë tashmë janë takuar edhe me ligjvënësit japonezë, në përpjekje për t'i bindur që ta mbështesin vazhdimin e misionit.
XS
SM
MD
LG