Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara punojnë ngushtë me palët e përfshira në bisedimet për statusin e Kosovës, me qëllim që kjo çështje të zgjidhet në një të ardhme të afërt, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Sean McCormack. Ndërkaq, lidhur me deklaratën e Koshtunicës, se dokumenti 14 pikësh i Treshes ndërmjetësuese është "plotësisht i papranueshëm", McCormack tha se epilogun e ka përkufizuar qartë presidenti George Bush. “Ne e kemi përcaktuar planin. Ky është plani i bazuar në propozimin e Ahtisaarit”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit.
XS
SM
MD
LG