Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Qeveria greke angazhohet për një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe për arritjen e një zgjidhjeje të përhershme të bazuar në kompromis, ku nuk do të ketë përulje të njërës apo tjetrës palë. "Është e qartë se çështja e Kosovës është çështje evropiane. BE-ja duhet të marrë një qëndrim të përbashkët për këtë çështje", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Jorgos Kumucakos. Ai u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit, që të vazhdojnë me negociatat, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme.
XS
SM
MD
LG