Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, tha se zgjedhjet presidenciale do të shtyhen për në janar. Ai, gjithashtu, u zotua se së shpejti do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme, që e shpalli të mërkurën, pas përleshjes së policisë me protestuesit. Ndërkohë, dy figura politike të opozitës janë akuzuar për spiunazh dhe tentim grusht-shteti. Autoritetet thanë se dy të dyshuarit kishin lidhje me shërbimet speciale të Rusisë, por Moska ka mohuar çdo rol në trazira.
XS
SM
MD
LG