Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin George Bush, në fermën e tij në Crawford, të Teksasit. Programi bërthamor i Iranit dhe statusi përfundimtar i Kosovës janë disa nga çështjet, që dy udhëheqësit do t'i diskutojnë gjatë vizitës private 20 orëshe. Burimet zyrtare në Berlin kanë thënë se Bush dhe Merkel parashihet të “bëjnë një shkëmbim idesh lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
XS
SM
MD
LG