Ndërlidhjet

logo-print

MOORE:"SERBIA TË PËRJASHTOHET NGA PROCESI NEGOCIATOR"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Ambasadori i Rusisë në Beograd u ka deklaruar mediave se propozimi i Serbisë për të zgjidhur çështjen e Kosovës mbi bazën e modelit të Hong Kongut hapë mundësi të reja. Udhëheqja kosovare ka hedhur posht këtë propozim. Çfarë duan Beogradi dhe Moska me këtë propozim?

PATRICK MOORE
Beogradi dhe Moska janë duke u përpjekur për të gjetur një formulë për të siguruar praninë e Serbisë në një teritor që Beogradi e humbi në vitin 1999, nëse ate fare e ka kontrolluar, madje edhe në kohën e Rankoviqit. Ata synojn të mbajnë një lidhje juridike që një ditë sërish të dërgojnë forcat e sigurimit në Kosovë për të qëruar hesapet. Tash sa kohë e kam thënë se ka qenë gabim i faktorit të jashtëm që ka lejuuar që Beogradi të ketë çfardo roli në këtë proces negociator. Është obligim i tyre që tash Beogradin ta përjashtojn nga ky proces.

RADIO EVROPA E LIRË
Mediat e Kosovës këtë javë kanë raportuar se Berlini ka siguruar udhëhqjen kosovare se Gjermani do të ketë rol prijës në definimin e statusit. A mendoni se Bashkimi Evropian është duke avancuar pozicionin e vet ndaj statusit të Kosovës?

PATRICK MOORE
Gjermania dhe Bashkimi Evropian do të dëshironin të menagjonin çdo gjë në Evropë dhe ata janë duke u përpjekur për këtë qëllim tash sa vite. Nëse kësaj rradhe do të kenë sukses është një çështje tjetër. Gjermania përfaqëson treshen në bisedimet e tahme dhe ky është një sukses për Berlinin. Por, Berlini njëkohësisht do të akuzohet nëse procesi dështon. BE-ja ka 27 vende anëtare dhe ata natyrisht që kanë mospajtime, sepse kanë interesa të ndryshme. Aktualisht BE-ja udhëhiqet nga Franca dhe Gjermania që bëjnë koncesione ndaj të tjerëve aty ku mund të bëhen. Thënë shkurt Ishingeri do të flet për forcimin e rolit dhe unitetit të Bashkimit Evropian, por unë nuk jam i sigurtë se faktet mbështesin optimizmin e tij.

RADIO EVROPA E LIRË
Sipas disave element i ri është zgjedhja e presidentit të Francës Sarkozi. Duket se Sarkozi, mbase lideri më pro-amerikan francez në 50 vitet e fundit, është duke luajtur një rol konstruktiv rreth statusit të Kosovës. A pajtoheni me këtë vlerësim?

PATRICK MOORE
Do të dëshiroja të mendoj se do të ketë ndryshime në politikën franceze, por njëkohësisht jam realist. Anti – amerikanizmi në Francë siguron vota dhe jo qëndrimi pro – amerikan. Sarkozi ka bërë një fjalim të mirë në Uashington gjatë kësaj jave. Por, Franca i ka bërë obstruksion Amerikës në çështjet ndërkombëtare për 45 vite. Ata e kanë një thënjë "një dallëndyshe nuk e bënë pranverën". Pavarësiht nga kjo Sarkozi është duke luajtur rol konstruktiv rreth Kosovës dhe çështjeve tjera. Gjermanëve nuk u pëlqen energjia e tij dhe ata frikësohen se ai do t'ua marrë një pjesë të rolit dhe ndikimit. Por, ata duhet të pajtohen se ky personalitet është më aktiv se ç'ishte Shiraku.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG