Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq deklaroi sot se Serbia nuk do të tërhiqet nga platforma e saj për statusin e Kosovës. "Serbia nuk do të heqë dorë nga ruajtja e sovranitetit dhe integritetit trerritorial" dhe kjo, sipas tij, mund të arrihet me "aktivitet diplomatik". Vuk Jeremiq mëtutje tha se Bashkimi Evropian është bartës i vendimit se në çfarë drejtimi do të lëvizet pas 10 dhjetorit, kur treshja ndërkombëtare duhet ta dorëzojë raportin e vet te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. "Besoj se mund të arrijmë drejtësi diplomatike dhe zgjidhje të kënaqshme për të gjithë", tha zoti Jeremiq duke folur në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë.
XS
SM
MD
LG