Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Biznesmeni gjeorgjian, Badri Patarkatsishvili, pasuria e të cilit vlerësohet në miliarda dollarë, që nga autoritetet është akuzuar për përpjekje për grushtshtet, sot deklaroi se do të garoj për president në zgjedhjet e ardhshme. Në një kumtesë për agjencitë perëndimore të lajmeve, ai tha se ka vendosur të garojë pasi regjimi i presidentit Mikheil Saakashvili "krejtësisht e ka diskredituar vetveten". Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjeorgji e ka akuzuar zotin Patarkatsishvili, që e financon një pjesë të opozitës, për planifikim të grushtshtetit dhe synon ta marrë në pyetje.
XS
SM
MD
LG