Ndërlidhjet

logo-print

KALIFORNI


Guvernatori Arnold Schwarzenegger ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas rrjedhjes së naftës, që rrezikon ta përfshijë një hapësirë të madhe detare në bregun e Kalifornisë veriore. Është urdhëruar përdorimi i të gjitha mjeteve të mundshme për pastrimin e afro 220 mijë litra naftë, që kanë rrjedhur. Kjo rrjedhje u shkaktua këtë të mërkurë kur anija që transportonte naftë goditi një urë në San Francisko.
XS
SM
MD
LG