Ndërlidhjet

CRAWFORD/TEXAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë rënë dakord që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth programit bërthamor të Iranit.
"Ajo që duhet të kuptojë regjimi iranian është se ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta zgjidhur problemin në mënyrë diplomatike, që don të thotë se iranianët do të mbeten të izoluar. Populli iranian duhet të kuptojë se ne e respektojmë traditën dhe potencialin e tyre, por vendimet e qeverisë së tyre nuk i lejojnë të kenë një të ardhme të ndritur", tha Bush, i cili kohë më parë paralajmëroi se një Iran me armë bërthamore mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.
Merkel nga ana e saj shtoi se rrugët diplomatike për zgjidhjen e problemit iranian nuk janë shterur.
Kancelarja gjermane të hënën në Berlin do të takohet me presidentin francez Nicolas Sarkozy, i cili gjatë javës gjithashtu u takua me presidentin Bush.
XS
SM
MD
LG