Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zgjedhjet parlamentare në Pakistan do mbahen para 9 janarit, tha presidenti Pervez Musharraf, duke shtuar se parlamenti do shpërndahet brenda disa ditësh.
Vendimi i tij vjen në kohën kur në vend është ende gjendja e jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet me opozitën janë të tensionuara.
"Sigurisht që gjendja e jashtëzakonshme është e nevojshme për të siguruar paqen dhe një klimë të favorshme për zgjedhjet në Pakistan", tha Musharraf.
Presidenti amerikan, George Bush i ka dhënë mbështetje Musharrafit duke e cilësuar si aleat kyç në luftën kundër ekstremistëve islamikë. Bush tha se nuk ka arsye mos u besohet premtimeve të presidentit Musharraf për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme, për t'u larguar nga kreu i armatës dhe për të kthyer ligjin kushtetues në Pakistan sa më shpejt që është e mundur.
XS
SM
MD
LG