Ndërlidhjet

CRAWFORD/TEXAS


Presidenti amerikan George Bush tha se dëshiron të falënderojë kancelaren gjermane Angela Merkel për vizionin e qartë të saj në çështjet si Kosova, Birmania dhe Libani. Pas takimit në Crawford, Texas, Bush tha se ai dhe Merkel kanë rënë dakord që t'i vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth programit bërthamor të Iranit.
Merkel gjithashtu tha se çështja e Kosovës ka qenë temë diskutimi. "Aktualisht po zhvillohen negociata, dhe me të vërtetë këto bisedime kanë hyrë në fazën vendimtare. Ne u bëjmë thirrje palëve në Kosovë dhe në Serbi që të përpiqen të bëjnë çmos për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për këtë çështje", tha Angela Merkel.
Kancelarja gjermane të hënën në Berlin do të takohet me presidentin francez Nicolas Sarkozy, i cili gjatë javës gjithashtu u takua me presidentin Bush.
XS
SM
MD
LG