Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki tha sot se nuk ka bazë ligjore për të shtyrë ekzekutimin e tre ish zyrtarëve të lartë të regjimit të Saddam Husseinit. Tre zyrtarët janë dënuar me varje për krime kundër kurdëve, por Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar t'i dorëzojnë që të ekzekutohen. Zëdhënësi i Shteteve të Bashkuara tha se amerikanët do t'i mbajnë të dënuarit deri sa irakianët të merren vesh rreth procedurave të ekzekutimit.
Al-Maliki gjithashtu tha se janë reduktuar dukshëm shpërthimet dhe sulmet vetëvrasëse në Bagdad. Ai tha se "aktet terroriste" kanë rënë për 77% krahasuar me vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG