Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara dhe të OSBE-së kanë bërë thirrje që të tërhiqet gjendja e jashtëzakonshme në Gjeorgji. Lidhur me këtë çështje ja se ç'tha zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Matthew Bryza:
- Është me të vërtetë e rëndësishme nga pimëpamja e sekretares amerikane të shtetit se duhet të kthehemi në normalitet në kuptimin e demokracisë në Gjeorgji, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Normaliteti do të thotë sigurimi se zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 5 janar dhe referendumi, të jenë të lirë dhe korrekt. Për ta arritur këtë është me rëndësi që gjendja e jashtëzakonshme të tërhiqet dhe që të gjitha qendrat televizive ta vazhdojnë transmetimin, tha zoti Bryza. Ftesë të këtillë, ka bërë edhe i dërguari i posaqëm i OSBE-së, Jozef Borrel Fontelles.
XS
SM
MD
LG